Telegrafi

Imazhet e para të takimit mes Bidenit dhe Putinit, fillon samiti historik – mësohen fjalët e para që shkëmbyen presidentët

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, janë takuar pak minuta më parë në Gjenevë në vilën La Grange, ku do të mbahet samiti, i pari që kur dyshja ushtrojnë funksionet e presidentëve.

Putin ka falënderuar Biden për takimin, ku presidenti amerikan i është përgjigjur shkurt: “Gjithmonë është mirë të takohemi sy më sy”, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër presidenti rus ka deklaruar para fillimit të samitit, se do të diskutohen shumë çështje rreth këtyre dy vendeve. E takimi mes dy liderëve pritet të zgjatë rreth pesë orë, ku më pas pritet të sqarohen disa nga temat që i kanë diskutuar.

E për shkak të këtij takimi, është rritur niveli i sigurisë në qytetin zviceran, ku mijëra ushtarë e policë janë angazhuar me qëllim që gjithçka të kalojë pa ndonjë problem. /Telegrafi/