Madonna Louise Ciccone është emri i vërtetë i Mbretëreshës së muzikës pop, e cila ka lindur më 16 gusht të vitit 1958 në Bay City në Michigan.
Si një adoleshente, ajo ishte e njohur për rebelizmin dhe performancën e shkëlqyeshme në shkollë. Që atëherë asaj i kishte lindur dëshira për t’u bërë e famshme, transmeton syri.net. Në atë kohë, ajo u bë nxitëse tifozësh dhe kishte interes për baletin dhe vallëzimin në përgjithësi.
Pasi u diplomua më herët në shkollën e mesme, ajo e fitoi një bursë për vallëzim në Universitetin Michigan. Pasi fitoi edhe një bursë, këngëtarja vendosi që ta lë vallëzimin në vitin 1978 dhe u drejtua për në New York.
Atje kishte performuar me disa trupa të valltarëve, por kishte punuar edhe si kameriere dhe modele nudiste për klasat e artit. E për herë të parë në atë kohë, 20-vjeçarja pozoi për fotografin Michael McDonnell në pranverën e vitit 1979.
“Jam e fortë, ambicioze dhe e di saktë se çfarë dua. E nëse kjo gjë më bënë kurvë, atëherë në rregull”, thotë Madonna për veten.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e para profesionale të Mbretëreshës së muzikës pop.