Fotografitë që vënë në pah figurën trupore të Emily Ratajkowskit, janë të shpeshta në profilet e saj në rrjetet sociale.
Modelja amerikane, e cila e ka provuar veten edhe në aktrim, shpesh publikon imazhe ku shfaqet me bikini, e zhveshur në pjesën e sipërme apo e zhveshur e tëra.
Këto ditë, 26-vjeçarja ka publikuar një sërë fotografish, në të cilat ka pozuar me rrobalarjeje.
Të gjitha pozat dëshmojnë se fiziku i saj është për t’u admiruar.
Në njërën prej pozave, ajo ka vendosur t’i heqë rrobat, ndërsa fotografinë e ka publikuar pa ngjyra.
Nuk ka munguar edhe një video, në të cilën modelja vallëzon në mënyrë shumë atraktive.
Në xhirimin që jua sjellim më poshtë, ajo i ka vënë të pasmet në plan të parë.
Më poshtë janë edhe disa fotografi të tjera të publikuara në javët e fundit. /Telegrafi/