Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”
Hakim Kasami
Ndërsa emetimet e gazrave serrë vazhdojnë të rriten, shkencëtarët zbulojnë se shumë nga qytetet e botës do të zhyten nën ujë në vetëm 75 vjet.
Në vitin 2100, nivelet globale të deteve do të rriten me 1.9 metra, nëse emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) vazhdojnë të rriten, thonë ekspertët në Singapor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Tani, Inteligjenca Artificiale (AI) zbulon saktësisht se si mund të duket kjo.
Dhe mediumi britanik MailOnline shkruan se “iu kthye” gjeneratorit të imazhit të inteligjencës artificiale të Google ImageFX për të përshkruar nëntë nga qytetet globale që janë veçanërisht të prekshme nga rritja e nivelit të detit.
Për çdo qytet, ata dhanë komandën: “Më tregoni se si do të dukej në vitin 2100 ku niveli i detit është rritur 1.9 metra”.
Për të parë rezultatet, klikoni më poshtë:
Qytetet që do mund të përmbyten deri në vitin 2100 me rritjen e nivelit të detit: