Telegrafi

Imazhe të tjera nga dukja mahnitëse e Beyonce në ditëlindjen e 50-të të Diddy

Diva e muzikës botërore, Beyonce, këto ditë rrëmbeu gjithë vëmendjen për shkak të paraqitjes së saj në ditëlindjen e 50-të të reperit Diddy.

Në eventin madhështor, këngëtarja amerikane u pa në krahët e burrit të saj, reperit Jay-Z, e veshur me një fustan të zi të hapur anash të stiluar në mënyrë perfekte.

Fotografitë seksi të saj me fustanin e zi të punuar deri në detaje janë bërë virale nëpër botë, ndërsa për këtë dukje bashkëpunoi me çiftin e njohur nga Kosova, dizajnerët Kujta & Meri.

Beyonce shkëlqeu në fustanin e dizajnuar nga Kujta&Meri (Foto: Instagram)

Duke qenë se u përfol tejet shumë në tabloidet e huaja dhe ato shqiptare, Beyonce ka publikuar të tjera fotografi provokuese me veshjen atraktive në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

Lexo po ashtu Mediat e huaja shkruajnë për fustanin e Beyonces të dizajnuar nga Kujta dhe Meri

Në ndërkohë, “Kujta & Meri” në rrjetet sociale kanë shkruar: “Ishte ora 4 e mëngjesit dhe ne po punonim me entuziazëm dhe emocion në fustanin përrallor të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë për të krijuar më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe për të krijuar për divën”, të cilët duket se nuk kanë fjetur fare për shkak të bashkëpunimit me një këngëtare kaq të madhe siç është Mrs Carter.

Beyonce shkëlqeu në fustanin e dizajnuar nga Kujta&Meri (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, promovimi që u bë shkoi në favor të madh për dizajnerët, pasi llogaria e tyre u shtua për më shumë se 50 mijë pas lajmeve që u shpërndanë gjithandej. /Telegrafi/