Disa fotografi rrëqethëse të shkrepura nga një fotograf, tregojnë kokën e një zebre në gojën e një krokodili gjigant i cili me sa duket kishte humbur rrugën në ujërat e turbullta.
Krokodili gjigant i uritur duket se kishte gëlltitur gjithë trupin e zebrës, derisa në fotografi shihet vetëm koka që i kishte ngecur në dhëmbët e tij të mprehtë, transmeton Telegrafi.
Fotografitë janë realizuar në parkun Maasai Mara në Keni, ku shihet se si krokodili mundohet ta ruaj ushqimin për vete, pasi i vihen pas disa krokodilë tjerë të cilët mundohen t’ia marrin nga goja kokën e krokodilit.
Subramanian Sridharan autori i fotografive, thotë se kishte mbetur i shokuar kur kishte parë kokën e zebrës në gojën e krokodilit që e kishte zënë në ujërat e tij. /Telegrafi/