Rajoni i Petrinjes në Kroaci është goditur sot nga një tërmet prej 6.2 shkallë të Rihterit rreth orës 12:19.
Dridhjet janë ndjerë në tërë vendin, e si pasojë e kësaj kanë humbur jetën dy persona, transmeton Telegrafi.
Në Twitter janë publikuar fotografi të shkrepura nga ajri, ku shihet qyteti i shkatërruar e imazhet janë shkrepur nga aeroklubi Petrinja.
Sipas zyrtarëve lokalë, shumë ndërtesa e shtëpi janë shembur, e sekretari i aeroklubit ka thënë për 24sata.hr, se ai dhe familja e tij janë mirë.
Ekipet emergjente kanë bërë të ditur se janë lënduar 20 persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi/