Imazhe të shkrepura në vende të ndryshme të botës, që tregojnë si po respektohet masa e distancës nga frika e coronavirusit
Burim Tmava
Në vende të ndryshme të botës qytetarët kanë shprehi që kur takohen me dikë në rrugë t’i shtrëngojnë duart e në disa tjera edhe të përqafohen dhe puthen, mirëpo nga shfaqja e coronavirusit në Kinë që me shpejtësi të madhe u përhap në vende tjera, ka bërë që kjo praktikë të ndërpritet – të paktën derisa të kalojë kjo krizë.
E kjo i ka bërë njerëzit të jenë më të vëmendshëm dhe të respektojnë këshillat e ekspertëve të shëndetësisë që të mbajnë distancë prej të paktën dy metrave, me qëllim të parandalohet përhapja e mëtejme e COVID-19, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë më së miri se si po respektohet kjo direktivë nga vende të ndryshme të botës – madje edhe në institucione shtetërore nëpër familje, objekte fetare e deri te radhët e gjata të pritjes para marketeve. /Telegrafi/