Site icon Telegrafi

Imazhe të rralla të Mozzik kur ishte fëmijë

Mozzik (Foto: Instagram)

Është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar dhe tashmë ka mbledhur fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare dhe jo vetëm.

Fjala është për Mozzik, i cili shpesh me postimet e tij tërheq vëmendjen e fansave, siç janë edhe këto të fundit.

I njëjti duke qenë se është aktiv në rrjetet sociale, publikon foto dhe video të llojllojshme, ku shpesh ka nostalgji edhe për kohën kur ishte fëmijë.

Mozzik kur ishte fëmijë (Foto: Instagram)

24-vjeçari së fundmi ka vendosur t’i publikojë dy imazhe të rralla nga fëmijëria dhe shihet se ka mall për atë kohë, edhe pse shumë herë është deklaruar se e kishte jetën të vështirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Ndërkaq tani, reperi ferizajas konsiderohet të jetë një prej emrave më të zëshëm në tregun shqiptar, sukseset e të cilit kanë kaluar kufinjtë.

Mozzik kur ishte fëmijë (Foto: Instagram)

Këtë kohë, për më shumë se karrierën Mozzik është përfolur për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Loredana Zefi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Hana. Dyshimet e mëdha erdhën kur dyshja larguan nga rrjetet sociale të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe shihet se më nuk ndiçen nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

Exit mobile version