Site icon Telegrafi

Imazhe të papara të ushtrisë së vendit më të izoluar në botë – Koresë së Veriut (Foto)

Shumë qytetarë nga vende të ndryshme të botës, janë kuriozë të dinë se çfarë jete zhvillohet në shtetin më të izoluar në botë – Korenë Veriore.

Disa fotografi të postuara së fundmi shfaqin disiplinën, jetën private dhe atë profesionale të ushtrisë së diktatorit Kim Jong-un, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumë njerëz munden vetëm të fantazojnë për mënyrën e jetës që zhvillohet në këtë vend, disa fotografë nga vende të ndryshme të botës kanë arritur të futen në Pyongyang për ta dokumentuar një gjë të tillë.

Por edhe pse në shumicën e rasteve kanë pasur vështirësi në shkrepjen e fotove, pa u penguar nga ciceronët që i shëtisnin nëpër vendet më interesante të kryeqytetit, megjithatë, ata kanë arritur t’i tregojnë botës së çfarë ndjenje është të jetosh në vendin më të izoluar në botë.

Më poshtë mund të shikoni fotogalerinë ku në detaje dokumentohet jeta e ushtarëve të Koresë së Veriut, por në disa prej tyre janë kapur edhe momente interesante nga jeta e tyre private. /Telegrafi/

Exit mobile version