Site icon Telegrafi

Imazhe të papara që dokumentojnë se si në fakt jetohet në vendin më misterioz në botë – Korenë e Veriut (Foto)

Koreja e Veriut është vendi më misterioz në botë, për të cilin thuren histori të ndryshme.

Dhe ata pak persona që arrijnë të futen brenda kufijve të këtij vendi, e kanë rreptësisht të ndaluar të fotografojnë – që do të thotë se pak kush nga perëndimi mund ta shoh realitetin e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Fotografi Tariq Zaidi që kishte udhëtuar nga Dandong përgjatë kufirit kinez, kishte arritur të futet në Pyongyang.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes Mirror, Tariq ka thënë se gjithçka çfarë kishte arritur të shoh me sy e ka dokumentuar edhe me fotografitë e shkrepura – duke pranuar se njerëzit kënaqeshin duke shijuar ushqimin, birrat, derisa fëmijët shkonin në shkollë dhe zhvillohej një jetë normale.

Por, ai dyshon se në ato zona që është lejuar të fotografoj mund të jenë rregulluar nga autoritetet e sigurisë që të duket një vend i zakonshëm si qdo vend tjetër i botës.

“Atë çfarë shihni në këto foto i kam parë edhe më sy – nuk e di nëse kishte diqka të orkestruar”, ka shtuar ai.

Exit mobile version