Imazhe të papara, brenda qytetit të braktisur të Çernobilit (Foto)
Burim Tmava
Shpërthimi i centralit bërthamor në Çernobil, konsiderohet si katastrofa më e madhe bërthamore në histori të njerëzimit.
Dikur ky qytet kishte 50 mijë banorë, por në vitin 1986 ndodhi katastrofa më e madhe bërthamore, e cila detyroi autoritetet e asokohe të evakuojnë zonën për shkaqe sigurie, transmeton Telegrafi.
Prej atëherë pakkush ka pasur guximin të vizitojë këtë vend për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit, por me avancimin e teknologjisë, një grup të rinjsh kanë ngritur në ajër një dron me të cilin kanë fotografuar qytetin fantazmë Pripyat.
Por edhe pse kanë kaluar 30 vite nga kjo katastrofë bërthamore, shtëpitë, spitalet, ndërtesat e madje edhe kopshtet e fëmijëve kanë mbetur pothuajse të paprekura dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e postuar më poshtë. /Telegrafi/