Gjatë javës së kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare – Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj.
Dyshja ka organizuar një ceremoni dasme, shumë të thjeshtë, me shumë pak persona të ftuar.
Po, për habinë e të gjithëve në këtë ditë të veçanta ministrja ka veshur një fustan të zi.
Një nuse krejtësisht e pazakontë. Nëse të gjitha vajzat ëndërrojnë fustanin e bardhë dhe një dasmë me qindra të ftuar, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zgjedhur krejtësisht të kundërtën.
Ministrja Shahini ka organizuar një ceremoni dasme, shumë të thjeshtë, me shumë pak persona të ftuar e ndërsa jo pak habi ka bërë fakti se në këtë ditë të veçantë, ministrja ka veshur një fustan të zi. /Telegrafi/