Një zjarr i madh ka shpërthyer në një spital në Stamboll, ku pacientët janë evakuuar në rrugë, derisa ekipet e zjarrfikësve janë duke bërë të pamundurën që ta lokalizojnë zjarrin.
Pamjet rrëqethëse të këtij zjarri janë publikuar në mediat të ndryshme botërore por edhe ato turke, ku shihet një re e madhe e tymit të zi dhe zjarri që ka kapluar gjysmën e ndërtesës në Gaziosmanpasa në Stamboll, transmeton Telegrafi.
Shumë pacientë të sëmurë janë nxjerr në rrugë me shtretër, derisa në vendin e ngjarjes ka dalur guvernatori i Stambollit Vasip Sahin, i cili ka thënë se zjarrfikësit janë shumë pranë lokalizimit të zjarrit.
Mediat turke raportojnë se deri më tani nuk ka të lënduar, ndërsa Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Ahmet Demircan që gjithashtu ka dalur në vendin e ngjarjes ka informuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për zjarrin që shpërtheu në spital. /Telegrafi/