Site icon Telegrafi

Imazhe rrëqethëse kolor nga Lufta e Dytë Botërore (Foto)

Imazhe rrëqethëse nga luftime e ashpra në det gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë shndërruar në imazhe kolor nga ekspertë të kësaj fushe.

Fotografitë e shndërruara në kolor nga “Vivid Colors”, shfaqin topat gjigant në aeroplanmbajtësen amerikane USS Hornet gjatë 16 shkurtit të vitit 1945, derisa aeroplanë të shumtë, transmeton Telegrafi.

Imazhe tjera janë shkrepur gjatë zbarkimit të forcave aleate në plazhin Omaha gjatë ditës D, por edhe pse miliona persona humbën jetën në këtë luftë të përgjakshme, ekzistojnë edhe disa fotografi ku në momente të caktuara shihen ushtarët duke qeshur.

Imazhet bardhë e zi janë bërë kolor nga inxhinieri Paul Reynolds nga Birminghami i Britanisë së Madhe.

“Më pëlqen t’i bëjë kolor vetëm fotografitë e luftës, pasi secila prej tyre ka një rrëfim rrëqethës”, ka shtuar Reynolds. /Telegrafi/

 

Exit mobile version