Telegrafi

Imazhe që tregojnë se çfarë ndodh me pastat nëse tentoni t’i hani në minus 60 gradë celsius (Foto)

Hulumtuesit nga stacioni Konkordia në Antarktik së fundmi, kanë demonstruar se çfarë ndodhë me ushqimin kur temperaturat bien në minus 60 gradë celsius.

Fotografitë e eksperimentit mbresëlënës janë publikuar nga ueb-faqen zyrtare të agjencisë hapësinore të Evropës. Ky agjension përdor stacionin Konkordia për hulumtime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Dhe nëse ndonjëherë e pyesni veten se çfarë jete zhvillohet në Antarktik, këto fotografi do t’ua shpjegojnë në detaje. Pastat që do të ishin një racion i shijshëm, në këto kushte janë ngrirë plotësisht dhe atë me pirunin që qëndron i varur.

Por, nuk është për t’u habitur për faktin se në Antarktik, më saktësisht në stacionin Konkordia, errësira e plotë mbizotëron katër muaj, kurse gjatë dimrit temperaturat bien deri në minus 58 gradë celsius. /Telegrafi/