Pas një dite punë të lodhshme, shumica prej nesh preferojmë të qëndrojmë para televizionit duke pirë dhe ngrënë ushqimet tona të preferuara.
Megjithatë, disa njerëz edhe pse dembelë të mëdhenj janë treguar kreativ duke i krijuar disa gjësende, që iu mundësojnë atyre t’i kapin gjërat e nevojshme pa pasur nevojë të lëvizin nga shtrati, transmeton Telegrafi.
Fotogaleria e publikuar më poshtë tregon më së miri se deri në cilën masë mund të shkojë dembelia e disa personave, që nuk kanë hezituar madje të vënë kompjuterin apo televizorin mbi kokë vetëm që të mos e ndërrojnë pozicionin e tyre në shtrat, dhe që do t’ju përshtatej të shikonin filmin e tyre të preferuar.
Por, edhe pse i kanë kaluar limitet e dembelisë, ata janë përkrahur nga shumë njerëz për faktin se janë shfaqur kreativ në fotografitë e publikuara. /Telegrafi/