Telegrafi

Imazhe që tregojnë dallimin e jetës në burgjet rreth e rrotull botës (Foto)

Gjithnjë e më shumë njerëz janë prapa hekurave. Mendohet se mbi 10 milionë persona janë duke u mbajtur në institucionet penale në mbarë botën, ose si të paraburgosur ose si të dënuar.

Në krahasim me vitin 2000, numri i përgjithshëm i grave që janë në burg është rritur me rreth 50%, ndërsa popullsia e meshkujve në burgje është rritur me rreth 18%.

Por normat e popullsisë së burgjeve ndryshojnë shumë në të gjithë globin. Për shembull, Shtetet e Bashkuara kanë 698 të burgosur për çdo 100 mijë qytetarë, ndërsa Danimarka ka 61.

Një i burgosur në një vend mund të ketë qasje në instrumente muzikore dhe video-lojëra, ndërsa në një tjetër mund të vuajë për letër higjienike.

Më poshtë do ju tregojmë se si vende të ndryshme i trajtojnë të burgosurit e tyre. /tch/

Penal De Ciudad Barrios, San Miguel, El Salvador
Black Dolphin Prison, Sol-Iletsk, Rusi
HMP Addiewell, Lothian, Skoci
Burgu Onomichi, Japoni
Burgu Norgerhaven, Veenhuizen, Holandë
Burgu Halden‎, Norvegji
Burgu i femrave San Diego, Kolumbi
Burgu Bastoy, Norvegji
Burgu Luzira, Ugandë
Burgu Aranjuez, Spanjë
Burgu i Gjenevës, Zvicër