Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të na del ndonjë problem rrugës për në punë, apo derisa jeni duke qëndruar në shtëpi, por sigurisht se problemet e juaja janë të vogla krahasuar me atë se çfarë u ka ndodhur protagonistëve të këtyre imazheve të publikuara në fotogalerinë.
Ata nuk kanë hezituar të shpërndajnë në rrjete sociale imazhet për t’i treguar botës së çfarë u ka ndodhur dhe këtë gjë e kanë marrë me sportivitet duke u tallur kinse mund t’ju ketë ndodhur diçka më e keqe, transmeton Telegrafi.
Në një fotografi shihet se si një burrë duke u ngutur që të shkojë në punë dhe të mos vonohet për takimin e mëngjesit i ka veshur dy këpucë të ndryshme.
Në një foto tjetër një burrë ishte fotografuar në një shkretëtirë, duke mos ditur se prapa shpinës së tij po qëndronin disa luanë të uritur. /Telegrafi/