Nga të gjitha përshtypjet e Lojërave Paraolimpike në Rio de Janeiro, kjo fotografi ka bërë xhiron e botës!
Një fotografi e dy garuesve duke u puthur me plotë pasion, ka dërguar një mesazh të fortë në lidhje me dashurinë, e cila gjë është më e fortë se çdo gjë.
S’është nevoja të thuhet se sa shumë njerëz e panë këtë fotografi dhe sa ‘Like’ morri për shkak se numri nuk pushon së rrituri, transmeton Telegrafi.
Anëtarët e ekipit kanadez të basketbollit – bashkëshortët Adam Lance dhe Jamie Jevels – kanë dhuruar një puthje të zjarrtë pas takimit mes skuadrës kanadeze dhe Kinës.
Jamie ishte 14-vjeçar, kur pësoi një aksident automobilistik, ndërsa Adam ka lindur pa këmbë. /Telegrafi/