Imazhet e publikuara më poshtë tregojnë aftësinë e jashtëzakonshme të leopardit sa i përket kamuflimit, sa që në shikim të parë mezi vërehet në shkurre në një park nacional në Afrikë.
Fotografitë janë shkrepur në parkun Masai Mara në Keni, ku përveç shkurreve dhe shkëmbinjve, aty ishte një leopard që mezi vërehej dhe përshtatej lëkura e tij me ambientin, transmeton Telegrafi.
Autori i fotove Ingo Gerlach, ka pranuar se edhe ai vetë mezi e kishte vërejtur këtë kafshë të egër derisa po kthehej në kamp së bashku me një grup turistësh.
Ingo 65-vjeç nga Gjermania, ka deklaruar se dielli kishte filluar të perëndon dhe shkurret dhe gurët përshtateshin mjaft mirë me ngjyrat e lëkurës së leopardit, sa që pakkush mund ta vërente. /Telegrafi/