Site icon Telegrafi

Imazhe që dëshmojnë se fëmijët mund të flenë kudo (Foto)

Të gjithë e dimë se fëmijët kur e kanë kohën e gjumit apo thjesht janë të lodhur ata mund të flenë kudo, qoftë në veturë, dollap apo edhe në teatër, duke i zëvendësuar gjësendet e ndryshme me shtretërit e tyre të butë.

Prindërit e fëmijëve nga e mbarë bota kanë shpërndarë fotografi bizare të shkrepura në vende të ndryshme, ku shfaqen fëmijët e tyre duke fjetur në vende ku më së paku do t’i shkonte mendja njeriut, transmeton Telegrafi.

Në disa fotografi fëmijët dukeshin se po e shijonin në maksimum gjumin, edhe pse në pozita të vështira që në disa raste kanë mundur edhe të përfundojnë keq.

Por ajo çfarë është më e rëndësishme është se ato janë shkrepur spontanisht nga prindërit dhe tregojnë më së miri se si fëmijët mund të flenë kudo kur u vjen koha për gjumë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version