Konsiderohet si një nga vendet më të fshehta dhe më të izoluara në botë, por këto foto të publikuara më poshtë tregojnë jetën e përditshme të banorëve të Koresë se Veriut.
Fotografitë janë shkrepur nga pushuesit e huaj, ku shihen banorët e këtij vendi duke vallëzuar, dhe duke u argëtuar me familjet e tyre në piknikë dhe peshkim me miq, transmeton Telegrafi.
Sipas autorëve të fotografive, ato i kanë përshkruar fotot si një vikend tipik për banorët e Koresë së Veriut, të cilët kënaqen me jetën e thjeshtë që e bëjnë, duke u marrë me aktivitete të ndryshme siç janë patinazhi, lundrimi me anije dhe argëtimet nëpër ahengje familjare.
Turistët e huaj paguajnë shuma të majme të hollave për një udhëtim nëpër qytetet kryesore të Koresë së Veriut, të cilët nga kureshtja dëshirojnë të dinë se si zhvillohet jeta në këtë vend të izoluar. /Telegrafi/