Telegrafi

Imazhe nga lufta që i mori jetën dy milionë personave (Foto)

Për herë të parë janë publikuar foto me ngjyra nga lufta mes dy Koreve, nga e cila mbetën të vrarë më shumë se 2 milionë persona, nga të cilët edhe 33 mijë trupa amerikane.

Royston Leonard, 54-vjeçari nga Uellsi ka bërë një punë të shkëlqyer duke treguar profesionalizmin e tij në bërjen me ngjyra të fotografive nga fronti i luftës, transmeton tch.

Lufta e Koresë u zhvillua gati në 3 vite, në periudhën prej 25 qershor 1950 deri në firmosjen e Traktatit te Ndarjes se Vijës se Demarkacionit ne dy pjese territoriale te gadishullit te Koresë, më 27 korrik të vitit 1953.