Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është kthyer sot (e enjte) në Kosovë, pas lirimit nga burgu në Francë, ku u mbajt padrejtësisht për disa muaj me radhë.
Të entuziazmuar qytetarët e Kosovë, shumë prej tyre u gjendën sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të pritur të parin e AAK-së.
Ndërkohë, një festë të madhe me këtë rast janë duke bërë edhe familjarët e tij, të cilët janë më se të lumtur që tash e tutje Ramushi nuk do të mungojë në mbledhjet dhe festat e tilla me familje.
Ka qenë kunata e tij, Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinajt, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram Story, disa imazhe, ku shfaqet duke gostitur me rastin e lirimit të Ramushit.
Familja Haradinaj kanë ngre dolli me nga një gotë birrë, gjersa Lola dukej vërtet e lumtur teksa festonte pranë bashkëshortit të saj për ardhjen e kunatit. /Telegrafi/