Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrëmë ka bërë të ditur se Shteti Islamik (ISIS) ka humbur kontrollin e territorit në Siri dhe kështu është mposhtur.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke iu referuar largimit të Shtetit Islamik nga Siria, paraqiti para gazetarëve një hartë të Sirisë, në kohën kur ai u zgjodh president, në të cilën me pika të kuqe shënjestroheshin vendet e shumta që mbante nën kontroll grupi militant, dhe një hartë tjetër të ditëve të sotme, e cila nuk kishte asnjë pikë të kuqe.
“Ja ku e keni hartën. Urime”, tha Trump para gazetarëve.
Besohet se ISIS kanë kontrolluar rreth 88 mijë kilometra sipërfaqe. /Telegrafi/
Në media janë publikuar edhe pamjet e dorëzimit të ISIS në këtë fshat.