Site icon Telegrafi

Imazhe mahnitëse të Tokës natën (Foto/Video)

Seria është emëruar “Mermeri i zi”. Fotografitë janë bërë nga sateliti NOAA në prill-tetor të këtij viti.

Sipas zëdhënëses së NASA-s, Rebecca Roth, sateliti që ka regjistruar pamjet mahnitëse është aq i ndjeshëm sa që mund ta xhirojë madje edhe dritën në një anije në det. Fjala është për teknologjinë e veçantë VIIRS (”Visible Infrared Imaging Radiometer Suite”) i cili zbulon dritën në një spektër shumë të gjerë.

Fotografitë NASA i ka publikuar gjatë konferencës së Unionit Amerikan të Gjeofizikës në San Francisko. Përveç fotografive, janë publikuar edhe fotot nga ngjarjet e mëdha si dhe të motit të keq në Tokë, shkruan Mashable. /Telegrafi/

Exit mobile version