Telegrafi

Imazhe kolor që tregojnë se çfarë kishte ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Imazhe nga aksionet e ndryshme ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore janë realizuar së fundmi me ngjyra.

Fotografitë bardhë dhe zi, janë bërë kolor nga inxhinieri 48-vjeç Paul Reynold nga Birminghami i Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se ngjyrat i kanë rikthyer në jetë këto fotografi. Secila fotografi bartë me vete një mesazh, dhe tregojnë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur gjatë Luftë së Dytë Botërore”, ka deklaruar Reynold.

Në mesin e këtyre fotografive është edhe ajo e aeroplanit bombardues DOublas SBD “Dauntless”, që përplaset me “hundë” në aeroplanmbajtësen.

Por, ka edhe shumë tjera që tregojnë se si ushtarët kanë punuar natë e ditë për të montuar në aeroplan bomba të ndryshme, për ta mundur armikun që kishte dridhur botën. /Telegrafi/