Site icon Telegrafi

Imazhe dramatike nga jugu i SHBA-së që tregojnë shkallën e shkatërrimit nga uragani Helene

Uragani Helene është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara me shpejtësi të erës prej 140 mph (225 km/h) dhe shi të dendur.

Stuhia arriti në Florida gjatë natës të së enjtes si një stuhi e kategorisë së katërt, por u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi lëvizi më shumë në brendësi, përcjell Telegrafi.

Kjo thuhet se ishte stuhia më e fortë në histori që goditi Big Bend të Floridës, dhe u zhvendos në veri në Georgia dhe Karolina.

Si pasojë, të paktën 45 njerëz kanë vdekur dhe miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Dhe institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.

Më poshtë ua sjellim imazhet dramatike nga jugu i SHBA-së që tregojnë shkallën e shkatërrimit nga uragani Helene. /Telegrafi/

Exit mobile version