Kryeministri Ramush Haradinaj nuk heziton asnjëherë që të flasë për jetën private.
Nëpër rrjetet sociale tashmë po qarkullon një imazh i kryeministrit nga fëmijëria.
Ai në këtë foto është me arsimtarin e tij Afrim Hamzaj dhe Milazim Mushkolajn.
Kjo foto është bërë në fshatin Irzniq në vitin 1982, kur kryeministri ishte në klasën e shtatë.
Haradinaj në momentin e realizimit të këtij imazhi ishte 14 vjeç.
Kryeministri Haradinaj është njeri mjaft familjar.
Ai këtë e ka potencuar në intervista ekskluzive për Telegrafin, ku madje ka treguar ambientet e shtëpisë së tij. /Telegrafi/