Reperi Getoar Selimi duket se është kënaqur tej mase në dasmën e menaxherit dhe tezakut të tij, Dekorim Sahiti.
Në mesin e shumë të pranishmëve kishte shumë fytyra prominente të skenës së shoubizit dhe politikës.
Natyrisht nuk mundi të shmangej as një valle e vjetër e burrave shqiptarë, me protagonist Getoar Selimin dhe ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqin.
Dy miqt e vjetër që janë pionerë të hip hop skenës u shfaqën mjaft në diskonim në krah të miqve në dasmën e Dekorim Sahitit, fotot e të cilës dasmë i ka publikuar vet menaxheri i Babastars në rrjetin social Facebook.
Dekorim Sahiti i dha fund beqarisë kohë më parë me të dashurën e tij, Adean. /Telegrafi/