Telegrafi

Imazh me bikini i Dhuratës nga pushimet (Foto)

Dhurata Ahmetaj vazhdon t’i shijojë pushimet pas publikimit të videoklipit më të ri.

Pasi lansoi videon muzikore të këngës “Gabim”, këngëtarja vendosi të relaksohet në bregdet.

Ditë më parë, ajo publikoi një fotografi nga pishina, ndërsa sot (e mërkurë) vjen me një imazh që vë në plan të parë trupin e saj.

Sa i përket këngës së re, gjatë një prononcimi për Telegrafin, Dhurata nuk kishte pohuar e as mohuar nëse teksti kishte të bëjë me ish-të dashurin e saj.

Lexo po ashtu Lansohet klipi i ri i Dhuratës (Video)

“Ideja e këngës është të pasqyrohet një lidhje e një djali dhe një vajze, ku ky djali imagjinar gjithçka që bën në raport me femrën e bën gabim, por kjo nuk do të thotë se jam unë në këtë rast”, pati deklaruar ajo. /Telegrafi/