Iman ua ka zbuluar fansave një paraqitje të rrallë të vajzës që ajo ka me të ndjerin David Bowie.
Modelja 62-vjeçare shfrytëzoi Instagramin për të ndarë një fotografi të vajzës së tyre Alexandria Jones, në nder të ditëlindjes së saj të 17-të, transmeton Klan Kosova.
“Mbretëresha e zemrës sime Lexi Jones në moshën 17-vjeçare”, ka shkruar Iman pranë imazhit të publikuar.
Iman dhe David e mirëpritën në jetë Lexin në vitin 2000.
Bowie vdiq në 2016 pas një beteje me kancerin.