“Shpresoj se Biden dhe të afërmit e tij do të vijnë këtu (në Bosnjë) për të ndërtuar një shtëpi për vete dhe pasardhësit”, ka thënë Imamoviq.
Ky 52- vjeçar, ish pjesëtar i Ushtrisë së Bosnjës, i prekur nga ftesa që Biden u dërgoi liderëve të këtij vendi që të heqin dorë nga nacionalizmi dhe t’i kthehen ardhmërisë, ka thënë se këtë hap e ndërmerr i motivuar nga fakti që Biden është “njeri shumë i mirë”.
Imamoviq ka thënë se është i entuziazmuar me fjalimin e nënpresidentit amerikan, sepse siç ka thënë ai, Biden është i vetmi që ka folur realisht dhe me ndershmëri. /REL/