Site icon Telegrafi

Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë ditës së sotme me akuzat për korrupsion.

Ai tashmë ka reaguar përmes rrjetet sociale duke shpërndarë një video teksa bëhej gati të arrestohej nga policia turke.

“Me keqardhje po e them, policët e mi të dashur, të cilët po përpiqen të grabisin vullnetin e popullit, duke përdorur forcat e sigurisë të këtij vendi për këtë keqtrajtim, kanë vendosur qindra policë para dyerve të shtëpive të 16 milionë istanbullasve”, pohoi fillimisht një ndër liderët e opozitës në Turqi.

“Jemi përballë një dhune të madhe. Por, dua ta dini se nuk do të dorëzohem. Ju dua të gjithëve shumë, unë e kam dorëzuar veten në duar të popullit. Le të e dinë të gjithë që do të qëndroj i fortë. Do të vazhdoj të luftoj kundër atij personi dhe gjithë atij mendimi që përdori këtë proces si një aparat”, dëgjohet duke pohuar 53-vjeçari.

Autoritetet turke arrestuan rivalin kryesor politik të presidentit Recep Tayyip Erdogan të mërkurën me akuza përfshirë korrupsionin dhe ndihmën ndaj një grupi terrorist, në atë që partia kryesore e opozitës e quajti “një përpjekje për grusht shtet kundër presidentit tonë të ardhshëm”.

Lëvizja kundër Ekrem Imamoglu, kryetarit popullor të Stambollit, duket se mbyll një goditje agresive ligjore disa mujore ndaj figurave të opozitës në të gjithë vendin, e cila është kritikuar si një përpjekje e politizuar për të heshtur mospajtimin. /Telegrafi/

Exit mobile version