Telegrafi

Imami zbuloi se besimtarët myslimanë në një xhami në Turqi, falën namazin në drejtim të gabuar për 37 vite

Besimtarët myslimanë në një xhami në Turqi janë falur në drejtimin e gabuar për afro 40 vite.

Xhamia në Sugoren në pjesën perëndimore të Turqisë ishte ndërtuar në drejtim të gabuar në raport me Kiblen në vitin 1981, transmeton Telegrafi.

Por, imami i ri Isa Kaya i ka adresuar këto dyshime dhe është konsultuar më myftitë lokalë dhe të moshuarit e fshatit.

Myftitë kanë thënë se Mihrabi (vend-falja e imamit) orientimin e të cilit besimtarët e përcjellin gjatë faljes së namazit, ishte në drejtimin e gabuar.

Sipas fesë Islame, besimtarët duhet të drejtohen kah Qabeja, që konsiderohet si vendi më i shenjtë për botën myslimane dhe ndodhet në Mekë të Arabisë Saudite.

Si zgjidhje të përkohshme, imami Kaya ka vënë një shirit të bardhë që u tregon besimtarëve se duhet të falen në anën e djathtë.

“Ua kemi shpjeguar situatën kolegëve dhe shumica prej tyre kanë reaguar pozitivisht për zgjidhjen tonë të përkohshme”, ka deklaruar imami. /Telegrafi/