Besimtarët myslimanë në një xhami në Turqi janë falur në drejtimin e gabuar për afro 40 vite.
Xhamia në Sugoren në pjesën perëndimore të Turqisë ishte ndërtuar në drejtim të gabuar në raport me Kiblen në vitin 1981, transmeton Telegrafi.
Por, imami i ri Isa Kaya i ka adresuar këto dyshime dhe është konsultuar më myftitë lokalë dhe të moshuarit e fshatit.
Myftitë kanë thënë se Mihrabi (vend-falja e imamit) orientimin e të cilit besimtarët e përcjellin gjatë faljes së namazit, ishte në drejtimin e gabuar.
Sipas fesë Islame, besimtarët duhet të drejtohen kah Qabeja, që konsiderohet si vendi më i shenjtë për botën myslimane dhe ndodhet në Mekë të Arabisë Saudite.
Si zgjidhje të përkohshme, imami Kaya ka vënë një shirit të bardhë që u tregon besimtarëve se duhet të falen në anën e djathtë.
“Ua kemi shpjeguar situatën kolegëve dhe shumica prej tyre kanë reaguar pozitivisht për zgjidhjen tonë të përkohshme”, ka deklaruar imami. /Telegrafi/