Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë hoxha, Hajrullah Hoxha si pasojë e infektimit me coronavirus.
BIK njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së sotme, në varrezat e fshatit Korraticë e Epërme të komunës së Drenasit, transmeton Telegrafi.
“Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë. Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 16./Telegrafi/