Imami nga Mitrovica, Enis Rama në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka shpjeguar disa kondita islame në lidhje me fatkeqësitë natyrore dhe tërmetet.
Hoxha ka thënë se nga tërmeti në Shqipëri duhet të nxjerrim mësime por ai ka thënë se nuk mund të gjykojmë nëse ai ishte një dënim për shqiptarët si pasojë e veprave të tyre, përcjell Telegrafi.
Njëra ndër pyetjet që më së shumti ngjall kureshtje të njerëzit besimtarë është se ku do ta kenë vendin në botën tjetër, ferr apo parajsë.
Një pyetje direkte e tillë iu parashtrua edhe hoxhës Enis Rama për situatën e viktimave në Shqipëri në lidhje me botën tjetër.
Ai ka thënë se profeti Muhamed ka thënë se “ai që vdes nën rrënoja është dëshmorë”.
“Nuk e di kush janë ata që kanë mbetur nën rrënoja e si janë e çka janë [me besim fetar], mirëpo në përgjithësi ky është gjykimi fetarisht”.
Rama në këtë kontekst e ka interpretuar edhe një thënie tjetër të profetit Muhamed ku thotë se ai ka thënë se “nuk i bashkon Zoti tek një njeri dy frika”.
“Pra nuk e trishton Zoti dikë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Kjo panik që ata e kanë përjetuar në momentin e dhënies së shpirtit të jetë një lloj shpagimi për çfarëdo frike për botën tjetër”, tha ndër të tjera Enis Rama./Telegrafi/