Në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, imam i njohur nga Shqipëria, Elvis Naçi ka vizituar Shkupin, ku u mikëprit nga qytetarë të shumtë nga ky qytet.
Ardhja e tij në Shkup ka zgjuar interes shumë të madhë. Rrugët që çonin drejt xhamisë ishin të stërmbushura me xhematlinjë të cilët kishin ardhur për të ndjekur ligjëratën e imamit, njofton Portalb.
Hoxha nga Tirana, i cili gëzon respekt të madh anekënd shqiptarisë, ligjëroi përpara rreth 6 mijë personave.
Ligjerata e tij është mbajtur pas faljes së namazit të iqindisë në xhaminë e re të Çairit.
Gjatë ditës së nesërme Elvis Naçi do të jetë i pranishëm në tribunën e organizuar në Gostivar. /Telegrafi/