Telegrafi

Imami Ahmed Kalaja publikon pamjet kur një i ri vjedh një palë këpucë në xhami (Video)

Imami i njohur shqiptar Ahmed Kalaja, hoxha i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa pamje në të cilat shihet një i ri duke vjedhur një palë këpucë.

Në videon me përshkrimin “Hajduti nga rruga vjedh ne xhami”, përcjell Telegrafi, imami Kalaja ka dashur të tregojë një moment kur një djalë, derisa të tjerët po futeshin në xhami, ai qëndron për një kohë në vendin ku vendosen këpucët.

Dhe pas një kohe, siç edhe mund të shihni në pamje, me gjakftohtësi, ai i lë të vetat dhe i merr të dikujt tjetër. /Telegrafi/