Telegrafi

Imam Jashari: Feja po keqpërdoret për poena politik (Video)

Përdorimi i fesë për poena politik është diskutuar shpesh në Kosovë, që kur u krijuan edhe partitë politike nga njerëz që thirren në emër te fesë.

Në Kosovë deri tani ekzistojnë së paku dy parti të tilla, Partia e Drejtësisë e Ferid Aganit dhe partia Fjala e Gëzim Kelemendit.

Imam Bekim Jashari, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Bashkësisë Islame në Podujevë, ka pohuar në emisionin Republika se feja po keqpërdorët në Kosovë për poenë politike.

Sa u përket dy partive në fjalë, Jashari ka thënë se i njeh vetëm përmes medieve, mirëpo ka porositur që të qëndrojnë larg fesë, pasi që feja i takon Bashkësisë islame dhe jo partive politike.