Dizajni fizik nuk do të ketë ndryshime të mëdha, ndërsa sa i përket harduerit, priten procesorë të Intel, Sandy Bridge, si edhe linja e paraqitur së fundmi, Thunderbolt.
Për karakteristikat tjera, siç është zgjedhja e procesorëve grafikë, ende nuk ka informata.
Herën e fundit, Apple e freskoi linjën iMac në korrikun e vitit të kaluar, ndërsa sipas burimeve, thuhet se prezantimi i freskimeve të reja do të fillojë në maj. /Telegrafi/