Telegrafi

iMac 2011 del nesër?

Sipas raporteve të fundit, dita e lansimit të iMac 2011 do të jetë 3 maji 2011.

Vitin e kaluar, Apple kishte lansuar modelet e reja të iMac gjatë muajit qershor, ndërsa këtë vit AppleInsider thotë se ardhja e këtij modeli të kompjuterit të Apple të jetë muaji maj, përkatësisht dita e martë e fillimit të muajit.

Përdoruesit e kompjuterëve iMac presin që procesori i këtij modeli të ri të jetë nga Intel, mirëpo që i njëjti të përfshijë edhe teknologjinë Thunderbolt, e cila ishte pjesë e modeleve të laptopëve MacBook.

Në ndërkohë, ne do të publikojmë edhe detaje dhe karakteristika të reja të këtij modeli të avancuar të kompjuterit të Apple. / Telegrafi /