Site icon Telegrafi

Iluzionisti izraelit 66 orë në akull

Dayan (29-vjeçar) i ka kaluar gati tri ditë brenda kubit të tejdukshëm të akullit, i punuar special për këtë rast, e që ishte i vendosur në sheshin e Tel Avivit. Ai ishte kishte veshur vetëm xhinse dhe një bluzë.

Në natën e ndërrimit të moteve, mu në mesnatë, ndihmësit e tij e kanë prerë akullin dhe e kanë nxjerrë nga aty Dayanin e dërmuar, i cili më pas është dërguar në spital.

Tash për tash nuk dihet se në çfarë gjendjeje shëndetësore ndodhet ai.

David Blaine në një kub të ngjashëm kishte kaluar 63 orë në sheshin e New Yorkut Times Square, në vitin 2000. /Telegrafi/
 

Exit mobile version