Iluzionisti/magjistari David Blaine është ngritur mbi 7 mijë metra lartësi mbi shkretëtirën e Arizonës, duke qëndruar i varur në balona.
47-vjeçari realizoi “një akrobacion” në Arizona të SHBA-ve, që u transmetua drejtpërdrejt në YouTube, ku shihet Blaine duke qëndruar në mbi 7 mijë metra lartësi, ku me ndihmën e 52 balonave të mbushur me helium qëndronte në ajër, transmeton Telegrafi.
Ai besonte se do të arrijë të ngjitet në 5 mijë metra lartësi, por pasi që e kuptoi se mund të shkojë më lartë e vazhdoi “rrugëtimin”, ku më pas u lëshua me shpejtësi dhe hapi parashutën.
E tërë kjo “paradë” e tij zgjati rreth një orë, ku me sukses dhe pa ndonjë lëndim arriti të zbret në tokë ku e prisnin me të dashurit. /Telegrafi/