Telegrafi

Iluzioni optik që po çmend rrjetin – ku është personi i katërt që mban shishen

Përdoruesit në internet në përgjithësi janë adhurues të iluzioneve të mira optike, qofshin ato në formë fotoje apo videoje.

Një foto është bërë virale në rrjetet sociale pasi njerëzit nuk mund ta shohin personin e katërt në foto.

Debati filloi kur @JenMsft postoi në Twitter imazhin e katër shisheve duke u cakërruar në atë duket të jetë një grup i alpinistëve, transmeton Telegrafi.

Por vetëm tre krahë të alpinistëve duken menjëherë.

Ajo komentoi: “Truri im refuzon të besojë se janë katër persona në këtë foto”.

Për ata që nuk mund ta shohin mirë, krahu i katërt “i humbur” duket se është i kamufluar teksa xhaketa e personit përputhet me shtegun shkëmbor në të cilin po qëndron grupi. /Telegrafi/