Telegrafi

Iluzioni optik që ju tregon në çfarë gjendje është truri juaj

Ky iluzion optik do të zbulojë në çfarë gjendje është truri i juaj, duke gjykuar nga ajo sesa njerëz mund t’i gjeni në fotografinë e publikuar më poshtë.

Vizatimi në TikTok është shpërndarë nga DarkSeidy, i cili ndihmoi përdoruesit e kësaj platforme duke ju treguar se çfarë duhet të shikojnë në fotografi, transmeton Telegrafi.

“Nëse në fotografi i gjeni shtatë njerëz dhe një mace, atëherë truri juaj është në gjendjen më të mirë. Gjashtë është në rregull, e dy apo tre nënkuptojnë se truri ka nevojë për ndihmë”, ka shkruar autori i këtij iluzioni optik.

Aty menjëherë filloi të “shpërthej” kureshtja e përdoruesve, ku disa pretendonin se u janë dashur pak minuta të zbulojnë të vërtetën e të tjerët pretendonin se u është dashur shumë ta lodhin kokën. /Telegrafi/