Site icon Telegrafi

Iluzioni më i mirë – sferat që thyejnë ligjet e gravitetit

Para sallës së mbushur plot, i veshur si minator, japonezi Kokichi Sugihara tha me pompozitet: “Kam një sekret. E kam zbuluar supermagnetin”.

Në ekranin filmik pas tij filloi të shfaqej një video, në të cilën shihet një konstruksion kartoni i përbërë nga katër rampa, të cilat siç duket, çojnë drejt një platforme më të ngritur.

Shihet një dorë duke vendosur sferat e drunjta në fillim të rampave, ndërsa ato vetvetiu fillojnë të ngjiten përpjetë drejt fushës me “supermagnet”.

Iluzionin e Suhigarit e zbuloi kamera, e cila fillon të xhironte rampat nga kënde të ndryshme, ndërsa matematikani thotë se në krijimin e shpikjes së tij rëndësi kryesore ka njohja e këndeve. /Telegrafi/

Exit mobile version