Telegrafi

Iluzion optik, në mesin e qindra “zeal” a mund ta gjeni fjalën “seal”?

Një iluzion optik i publikuar së fundmi ka vënë në lajthitje të gjithë ata që kanë patur rastin ta shohin.

Madje sipas FesherLive që publikoi fotografinë, vetëm ata me sy të mprehtë mund ta vërejnë dallimin mes fjalës “zeal” dhe “seal”.

Në imazhin e parë shihet qindra e shkruar fjala “zeal”, ku në rreshta diku fshihet edhe fjala “seal”, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë duket se në rreshta nuk ekziston fare “seal”, por nëse e shikoni me vëmendje do ta shihni se “fshihet” diku.

Më poshtë janë dy fotografitë dhe mund ta testoni veten, për të parë se për sa sekonda mund ta gjeni. /Telegrafi/